Hapet qendra e zhvillimit të biznesit në Kamëz
Qendra e zhvillimit të biznesit në Kamëz hap për herë të parë panairin e biznesit në këtë bashki, panair i cili do të jetë tashmë pjesë e traditës së përvitshme. Bashkia e Kamzës i ka dhënë mbështetje të veçantë biznesit, i cili ka ndihmuar edhe në zhvillimin urban të këtij qyteti.
Kryetari i bashkisë së Kamzës Xhemal Mziu ka theksuar se një nga prioritetet kryesore të kësaj bashkie është zhvillimi i biznesit. i pranishëm në këtë panair ishte edhe Ministri i Arsimit , Myqerem Tafaj njëherësh edhe deputet i zonës së Kamzës , i cili u shpreh se Kamza po zhvillohet në shpejtësi, duke përgëzuar kështu drejtuesit e bashkisë për punën dhe mbështetjen që i ka dhënë biznesit. Shumë shpejt, qendra e zhvillimit të biznesit në bashkëpunim me Bashkinë e Kamzës do të krijojnë një album dhe një gazetë për promovimin e bizneseve të kësaj zone.
Last Updated on E Enjte, 15 Prill 2010 20:55