Studimi, gratë me shtatëzani të stresuar lindin fëmijë inteligjentë
duke lëvizur apo duke kryer punë të cilat nuk janë të dëmshme aq sa të dëmtojnë shtatzëninë. Nëse nënat e reja stresohen pak kjo do të thotë që foshnjat e tyre do të lindin inteligjentë e si për pasojë nëse duan që të lindin një fëmijë me tru të zhvilluar, duhet ti vënë vetes si detyrë që të jenë pak të shtresuara pasi hormoni që çlirohet gjatë gjendjes së stresit kortizoli ndikon në fetus e bën që në formimin e truri i fëmijës të ketë një zhvillim më të madh sesa foshnjat e tjera që lindin nga nëna të cilat kanë pasur një shtatëzani të lehtë e pa probleme. Këtë e pohon dr. Janet di Pietro e Universitetit Johns Hopkins në Baltimore të SHBA-ve, sipas të cilës në fakt, një stres i moderuar gjatë shtatzënisë, ka një efekt të dobishëm. Ajo ka përfshirë në studim 112 gra shtatzëna të shëndetshme, të cilat janë monitoruar tre herë gjatë tremujorit të tretë të shtatzanisë dhe iu është kontrolluar statusi i fetusit. Nga të dhënat e mbledhura, është gjetur se gratë me nivele më të larta të stresit gjatë shtatzënisë kanë treguar lëvizje më të gjalla të fetusit. Hipoteza më e mundshme është që kortizoli, hormoni që çlirohet gjatë stresit, ka një rol në maturimin e trurit të fëmijës.
Last Updated on E Enjte, 15 Prill 2010 21:51