E Diel, 1 Nëntor 2026

Jona: Nuk kam kofidenca me Mirin

16/04/10 14:05

Klodi, Tatiana, Jona dhe Domi qëndrojnë në kopësht duke komentuar banorët që kanë ndenjur deri në orët e para të mëngjesit zgjuar, duke i lënë dhe ata pa gjumë si rrjedhojë. Klodi pyet Tatianën nëse ka ndenjur dhe ajo me Erionin dhe Jetmirin deri në mëgjes dhe ajo përgjigjet se ka qënë ndër të vetmet që i ka kërkuar disa herë të pushonin. Klodi shton se është trembur dhe i ka dalë gjumi, në një moment që Seldi i ka bërtitur Kikës që të pushonin, por në të njëjtën kohë ka zgjuar dhe Klodin. Jona tregon se Jetmiri dhe Erioni kanë dashur të bënin lojra për ti zgjuar nga gjumi dhe ajo shton se është dita e pestë që qëndron në shtëpinë e BB dhe çdo ditë e kanë zgjuar nga gjumi në forma nga më të çuditshmet. Tatiana i thotë të mos shqetësohet pasi banorët e tjerë kanë nga dy muaj që i durojnë këto situata. Ajo shton se mbrëmë kanë dashur ta zgjojnë nga gjumi, por ajo nuk është ndjerë pasi nuk ka dashur që tua japë kënaqësinë që të reagonte negativisht. Jona tregon se Jetmiri i është afruar mbrëmë dhe i ka thënë se ka rënë në dashuri me të, dhe ajo shprehet se dhe shakatë kanë një kufi. Ajo shton se Jetmiri i ka thënë se ajo është arrogante që sillet ftohtë me të dhe Jona i është përgjigjur se ajo nuk ndjen të njëjtën gjë për të. Më pas ajo u thotë miqve që po bisedon, se nuk i suporton dot disa shprehje vulgare që ka përdorur Miri dhe mbi të gjitha ajo nuk i ka dhënë aq kofidenca sa ti flasë në atë mënyrë. Klodi shprehet se kur meshkujt shohin një femër të tillë si Jona, që ka shumë cilësi të mira, mundohen me të gjitha mënyrat ta ulin, dhe ky është maskilizëm i pastër. Klodi shton se për mendimin e tij, Jona duhet ta pyesë Jetmirin përse ia ka thënë ato fjalë. Jona përgjigjet se ajo e di që ka qënë shaka, por gjithsesi nuk ka qënë momenti i përshtatshëm. Klodi shprehet se Jetmiri i pëlqen shakatë që u bën të tjerëve, por kur i bëjnë atij, nuk duron dot dhe arrin të bëjë dhe presion. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›