Hapet samiti i vendeve të Azi-Paqësorit

Çelet sot në Vladivostok të Lindjes së Largët Ruse samiti i vendeve të Azi-Paqësorit.
Gjatë dy ditëve të ardhshme, liderët e 21 vendeve anëtare të Forumit për Bashkëpunim Ekonomik në Azi-Paqësor dhe qindra përfaqësues të komunitetit të biznesit në rajon do të diskutojnë çështjet, si: integrimi ekonomik, politika monetare dhe mungesa e infrastrukturës.
Në margjinat të samitit, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka takuar sot presidentin e Kinës, Hu Xhintao.
Putin gjithashtu pritet të zhvillojë bisedime me kryeministrin e Japonisë, Joshihiko Noda, sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton, dhe shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Llegard.