Nesër hapet sheshi "Skënderbej", Bashkia: Ja si do të qarkullojnë mjetet
TIRANË- Bashkia e Tiranës, me hapjen nesër të qendrës së Tiranës, bën të ditur për opinionin publik se si do të qarkullojnë automjetet në dhe përreth sheshit”Skënderbej”.
Sipas njoftimit, rregullimi i qarkullimit të mjeteve në dhe përreth sheshit ”Skënderbej”, do të kryhet si më poshtë:
Kryqëzimi te “Bulevardi Zog I” me rrugën “Ded Gjo Luli”, hyrja në shesh me një korsi dhe dalje nga sheshi me dy korsi. Ky segament do të menaxhohet me semafore. Kryqëzimi te rruga e “Durrësit” me rrugën “Ded Gjo Luli”, hyrja në shesh me një korsi dhe dalje nga sheshi me dy korsi vetëm drejt dhe do të menaxhohet me semaforë.
Kryqëzimi te rruga e “Kavajës” me rrugen “Ded Gjo Luli”, hyrja ne shesh me një korsi dhe dalje nga sheshi me dy korsi vetëm drejt dhe do të menaxhohet me semaforë.
Kryqëzimi te rruga e “Luigj Gurakuqi” me rrugën “George.W.Bush”, hyrja në shesh me një korsi dhe dalje nga sheshi me dy korsi vetëm drejt dhe do të menaxhohet me semaforë.
Kryqëzimi te rruga e “Dibrës” me rrugën “Bardhok Biba”, hyrja në shesh do të bëhet nga rruga “Urani Pani” me dy korsi deri në ‘Bulevari Zog I” dhe do të menaxhohet me semaforë.
Në të gjitha rrugët, brenda Unazës së Vogël, do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë në të dy krahët e tyre. Ndalohet qarkullimi i mjeteve përveç veturave dhe autobuzëve urban qytetës, në brendësi të unazës së vogël të qytetit, me kufizim 24 orë, me përjashtim të mjeteve të shërbimit të urgjencave, zjarrfikësit. Subjektet dhe institucionet do të kryejnë veprimtarinë e tyre me autorizimet përkatëse sipas sinjalistikës së vendosur.
-Risistemimi i stacioneve të Linjave Urbane Qytetëse
Linjat urbane Kinostudio-Kombinat dhe Ish Uzina Dinamo e re - Sharrë, do të qëndrojnë te stacioni (xhepi i ndalimit) përballë Teatrit të Kukullave
Linjat urbane Tirana e Re do të qëndrojnë te stacionet (xhepat e ndalimit) në krah të 15- Katëshit dhe Muzeut Kombëtar
Linjat urbane Lapraka dhe Instituti Bujqesor do të qëndrojnë te stacion (xhepi i ndalimit) përpara Muzeut Kombëtarr
Linjat urbane Tufina, Porcelani dhe Saukut do të qëndrojnë në të njëjtin stacion si më parë te Kulla e Sahatit.
(ma.ar/BalkanWeb)