Hapet shkolla ne Burgun e te miturve ne Kavaje
Per here te pare hapet shkolla e sistemit 9-vjecar ne Burgun e te miturve ne Kavaje. Instituti i te Miturve ne Kavaje ne bashkepunim me Zyren e Arsimit te Rrethit kane bere te ditur se ne daten 6 shtator 2010 do te organizojne ceremonine e fillimit te vitit te ri akademik 2010-2011. Kjo eshte hera e pare e aplikimit te sistemit 9-vjecar ne Burgun e Kavajes. Ne saje te marreveshjes se bashkepunimit te lidhur midis Ministrise se Arsimit e Shkences dhe Ministrise se Drejtesise ne vitin 2008 u be i mundur aplikimi dhe hapja e sistemit 9-vjecar edhe ne kete institut. Klasat e zhvillimit te mesimit jane adaptuar brenda ambienteve te IMK duke krijuar kushte te pershtatshme per zhvillimin normal te ketij procesi. Nga ana e Zyres se Arsimit te Rrethit Kavaje jane mundesuar 4 mesues njeri prej te cileve eshte pergjegjes dhe mesues i ciklit te larte per lendet shkencore 1 mesues i ciklit te larte per lendet shoqerore dhe 2 mesues te ciklit te ulet. Instituti i te Miturve ne Kavaje ka filluar funksionin qe prej muajit tetor 2009. Ne kete institut jane akomoduar 42 persona.
4 Shtator 2010