Banesat sociale ne tetor fillon perzgjedhja e qytetareve qe do te perfitojne bonus
Jane me shume se 400 apartamente qe po ndertohen nga Bashkia e Tiranes per personat e pastrehe. Zona urbane ku po ndertohen aktualisht banesat sociale ndodhet ne pjesen verilindore te kryeqytetit ne ish-Uzinen e Autotraktorit. Jane rreth 1300 te pastrehe qe do te perfitojne nga ky sherbim i Bashkise se Tiranes. Keto ndertesa do te jene gati brenda vitit 2010. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Menaxhimit te Strehimit dhe Sherbimit Social thone se afati i dorezimit te dokumentacionit per te aplikuar per nje banese sociale do te mbyllet ne daten 30 shtator 2010. Menjehere pas kesaj do te filloje dhe perzgjedhja e personave qe do te perfitojne strehim ne banesat sociale. Ndertimi i banesave sociale qe eshte dhe investimi me i rendesishme per zgjidhjen e problemit te strehimit po financohet ne masen 60 nga Banka per Zhvillim e Keshillit te Europes CEB dhe ne masen 40 nga buxheti i Bashkise se Tiranes.
Procedura
Burime prane institucionit vendor saktesojne se perzgjedhja paraprake e qytetareve qe do te perfitojne bonusin e strehimit do te behet menjehere pas perfundimit te banesave. Banoret e pare qe do te perfitojne nga banesat sociale do te jene te pastrehet te cilet aktualisht jetojne ne kushte te veshtira sociale ne ambientet e brendshme te ish-Uzines. Gjithsesi perparesi ne fazen e seleksionimit do te kene individet qe nuk kane asnje shprese per te pasur nje shtepi te tyren apo per te perballuar nje qira normale. Perzgjedhja e fituesve do te behet ne baze te ligjit per strehimin si edhe sistemit te pikezimit. Perpara se Bashkia e Tiranes te beje publik emrat e personave qe perfitojne strehim ne banesat sociale lista emerore e aplikanteve do te kaloje nje per nje per shqyrtim ne Keshillin Bashkiak i cili ka te drejten te kryeje perzgjedhjen e fituesve.
Qiraja
Banesat qe do te jepen me qira do te administrohen nga bashkite. Ato do tu jepen me qira familjeve ne nevoje dhe te pastreheve me nje vlere qe varion nga 3000-6000 leke ne muaj me nje afat prej 10 muajsh. Pagesa qe do te vilet nga qiraja e banesave sociale do te sherbeje per mirembajtjen e godinave dhe territorit ku ata do te jetojne. Gjithsesi ajo qe thuhet heperhe eshte se shuma do te jete simbolike dhe me afat te gjate shlyerjeje. Perjashtim nuk bejne familjet me shume femije ciftet e reja me moshe te pergjithshme deri ne 55 vjec familjet qe kane ndryshuar vendbanim per shkaqe punesimi si dhe individet me statusin e jetimit qe nga casti i daljes nga jetimoret ose nga qendrat e perkujdesit e deri ne moshen 30 vjec. Familjet e percaktuara si kategori prioritare niveli minimal i qirase do te llogaritet sa 25 per qind e qirase maksimale. Kurse per cdo objekt te ri qe ndertohet apo blihet ne treg masa e qirase do te llogaritet vetem nje here dhe do te miratohet me vendim te keshillit bashkiak. Ky nivel qiraje do te perdoret deri ne fund te muajit janar te vitit pasardhes. Pallatet jane 6-kateshe ku kati i pare do te sherbeje vetem per sherbime te tipit dyqane qendra biznesi ndersa nje nga godinat do te sherbeje si menaxhuese e gjithe kompleksit te pallateve. Godinat nuk do te kene ashensor dhe do te kene perafersisht te njejten siperfaqe banimi. Bashkia e Tiranes numeron deri me tani me shume se 3 mije te pastrehe qe kane aplikuar ne programet e strehimit te Bashkise. Sistemi i perzgjedhjes eshte i shtrire ne dy faza.
Perfitojne te paret familjet qe
1. Nuk kane banese ne pronesi
2. Kane te ardhura te uleta
3. Kane invalide ose persona me aftesi te kufizuara
4. Kane persona qe mbajne statusin e jetimit
5. Grate e divorcuara qe mbajne femijet
6. Te moshuarit pa perkrahje
Dokumentet
Gjendja familjare certifikate personale e aplikantit dhe familjare e noterizuar
Vertetim nga Zyra e Regjistrimit te Pasurise qe nuk keni pronesi shtepie
Vertetim per te ardhurat neto te familjes
Vertetim te leshuar nga Sherbimet Teknike te Bashkise per gjendjen jo te mire te baneses ku jetoni aktualisht
Vertetim nga Zyra e ndihmes ekonomike nga njesia bashkiake
Vertetim nga zyrat e punes per personat qe marrin pagese papunesie
Vertetim nga sigurimet shoqerore per personat ne pension
Deklarate personale e noterizuar sipas modelit te percaktuar ne manualin per menaxhimin e banesave sociale me qira
Vendime nga hipoteka per pronat e paluajtshme
Dokumenti zyrtar i celebrimit
Deklarate personale te noterizuar per vetedijen e plotesimit te formularit
Kerkese e vecante per statusin e nje prej pjesetareve te familjes/ nese eshte me aftesi te kufizuara
Dokument ku provohet se kryefamiljari eshte grua e ve ose e divorcuar si dhe familje me shume femije.
3 Shtator 2010