Hapet tuneli i Krrabes

Hapet në një ceremoni të posacme tuneli i Krrabës, pjesë e autostradës Tiranë-Elbasan.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga ministra, deputetë dhe pjesë nga stafi realizues i këtij projekti infrastrukturor.
"Kjo është një ditë historike për qytetarët e Tiranës, Elbasanit dhe të gjithë atyre që janë udhëtarë të këtij segmenti. Tirana dhe Elbasani bashkohen me dritën e këtij tuneli. Sot realizohet bashkimi i të dy anëve të një prej segmenteve më nevralgjike të infrastrukturës së vendit. Tuneli dhe rruga Tiranë-Elbasan janë segmenti më i rëndësishëm i Korridorit të Tetë", tha Berisha.
Ndërkohë nga podiumi i ngritur pranë tunelit me këtë rast, Berisha i kërkoi kryetarit të opozitës që të mos i pengojë deputetët e tij të vizitojnë autostradën, si dhe t'u kërkojë të falur publikisht qytetarëve për votat kundër projektit.