E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Gati per cdo komunikim me mazhorancen

Kryetari i Partisë Socialiste deklaroi se mazhoranca dhe opozita janë shumë pranë zgjidhjes së një krizë që duhet të mbarojë dhe vendosjes së një dialogu për tre pikat e tjera të kërkuara nga ndërkombëtarët.

"Sot ka rëndësi funksionimi i shtetit shqiptar, funksionimi i ekonomisë, funksionimi i shoqërisë për ta bërë Shqipërinë që të marrë një frymëmarrje të lehtësuar. Ne jemi gati për cdo lloj komunikimi për të arritur zgjidhjen", tha Rama.

Kreu socialist theksoi se opozita kërkon mundësinë për të qenë bashkëautore dhe bashkëpërgjegjëse për Presidentin apo Presidenten e ardhshme, që do të thotë një mundësi e qartë për të cilën palën do të operojnë në harmoni.
Zgjedhja e presidentitMeta: Të zhvillohet një tjetër takim Berisha-Rama Meta: Keqardhje për Zaganjorin PD: Konsultime me aleatët
"Të arrijmë zgjidhjen me qëllim që në fund të këtij sesioni parlamentar t'i kërkojmë Komisionit Europian atë që shqiptarët meritojnë, pavarësisht vonesave të klasës politike", tha Rama.

"Presidenti", PS: Kërkojmë konsensus

Partia Socialiste mblodhi të shtunën në mëngjes kryesinë, ku u diskutua qëndrimi që opozita do te mbaje ne vazhimesine e negociatave per presidentin. 

Pas perfundimit te mbledhjes deputeti Bashkim Fino tha se 'Do vazhdojmë në linjën e konsensusit për Presidentin. Gramoz Ruçi do ftojë Astrit Patozin për konsensus".

Sipas deputeteve dhe anetareve te kryesise se kesaj partie sot nuk jane diskutuar emra, por modalitetet per zgjedhjen e Presidentit te ri te Republikes.

Ndërkaq edhe mazhoranca qeverisëse pritet të zhvillojë takime gjatë ditës së sotme. Pas tërheqjes së Xhezair Zaganjorit nga gara presidenciale, PD-ja bashkë me aleatët e saj, LSI-në, PDIU-në dhe PR-së do të rimblidhen sërish për të gjetur një emër të ri për raundin e katër të votimit. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, paralajmëroi se te shtunen dhe te dielen do të ketë takime të partive të koalicionit me qëllim që Presidenti të zgjidhet në raundin e katërt në Parlament.

Rama: U hap rruga për konsensus

Kryetari i PS, Edi Rama në deklaratë për shtyp të mbajtur pasditen e së premtes lidhur me çështjen e presidentit, ka vlerësuar me nota negative djegien e raundit të tretë, ndërsa nga ana tjetër ka shprehur gatishmërinë e opozitës për konsensus pas tërheqjes së Xhezair Zaganjorit. 

“Seanca e paradites së sotme, e shoqëruar me retorika të papërshtatshme, dhe djegia e raundit të tretë nuk ishin një ogur i mirë për raundin e katërt”, ka deklaruar Rama, duke shtuar:

“Tërheqja e kandidatit jokonsensual hap rrugën e konsensusit dhe i jep opozitës mundësinë për të konfirmuar qëndrimin e saj”. 

Lideri i opozitës është shprehur i gatshëm të të japë konsensusin për një kandidaturë, që sipas tij
duhet identifikuar përmes një dialogu gjithëpërfshirës.

“Nëse çdo palë ka të njëjtin vullnet, atëherë janë të gjitha mundësitë që kështu të ndodhë dhe zgjedhja e presidentit me konsensus të kthehet në një shprehje e aftësisë së Shqipërisë për të ecur drejt statusit të kandidatit”, ka theksuar Rama.

Lideri i opozitës ka siguruar atë të mazhorancës se, opozita në këtë proces ka vetëm një interes, prioritetin e Shqipërisë më 11 tetor në Bruksel.

“Kemi vetëm një qëllim, një kandidaturë që të marrë konsensus sa më të gjerë në Kuvendin e shqipërisë, pa lejuar që Shqipëria të ndodhet mes të panjohurave, në rast mbetjeje në provimin e vjeshtës, për herë të tretë brenda vitit”, ka thënë Rama. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›