Hapet tuneli i dyte i autostrades Durres - Kukes

Tuneli i dyte i Thirres pjese e autostrades Durres-Kukes hapet kete te premte duke finalizuar projektin me te madh inxhinerik ne vend. Sipas ministrise se transporteve tuneli eshte ne kushtet e tij optimale ndaj prej mesdites se te premtes drejtuesit e automjeteve do te levizin lirshem nen malin e Thirres ne te dy krahet e rruges. Ne te gjithe gjatesine e tij prej 5.6 kilometrash ai eshte i pajisur me te gjithe sinjalistiken orientuese kamerat e sigurise apo sistemet e alarmit. Pas tre vitesh punimesh kompania Bechtel-Enka me hapjen e tunelit te dyte mbyll perfundimisht kantierin e saj ne vendin tone per tu shperngulur drejt Kosoves ne vijimin e ndertimit te autostrades Morine ndash Prishtine. Punimet ne galerine veriore te tunelit u ngadalesuan si pasoje e shembjes se nje masivi guresh cka e detyroi kompanine te beje pune shtese dhe te shtyje hapjen e tunelit.