E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti dekreton ligjin qeveria do emetoje Eurobondin deri ne 400 mln euro

22-10-2010 / Gazeta 55

Presidenti i Republikes ka dekretuar sot ligjin per emetimin e Eurobondit. Parlamenti diskutoi dhe votoi dje ne seance plenare ndryshimet ne ligj te cilat ishin te karakterit teknik dhe nuk preken termat baze te miratuara me pare. Pas votimit ne Kuvend dhe dekretimit nga Presidenti i hapet drita jeshile marreveshjes se qeverise me dy bankat udheheqese GP Morgan dhe Deutsche Bank. Sipas saj eshte parashikuar marrja e eurobondit me nje interes deri ne 8.5 perqind. Qeveria ka vendosur qe 200 milione euro nga borxhi qe do te merret me eurobondin do te perdoren per te shlyer kredine e shtrenjte te rruges Durres-Kukes. Gjysma tjeter do te shkoje per te zevendesuar borxhin afatshkurter ne leke te marre permes bonove 3-mujore te thesarit.


Edmond Spaho Eurobondi vetem per zevendesimin e kredise/ Qeveria shqiptare do te emetoje shume shpejt ndoshta qe prej kesaj jave Eurobondin. Kryetari i komisionit parlamentar te ekonomise Edmond Spaho sqaron se eurobondi do te perdoret vetem per zevendesimin e kredise qe u mor vitin e kaluar dhe jo per reduktimin e deficitit buxhetor pasi kjo u zgjidh me shkurtimet e fundit ne buxhet. Eumlshte momenti i duhur per emetimin e eurobondit pasi do perdoret vetem per zevendesimin e kredise se vitit te kaluar dhe jo per deficitin buxhetor- u shpreh Spaho. Spaho sqaron gjithashtu se emetimi i eurobondit eshte pa risk dhe do ndikoje pozitivisht pasi ul koston e kthimit te borxhit. Eurobondi parashikohet te jete nga 200 deri ne 400 milione euro me interes jo me te larte se 8.5. Nderkohe qe kredia qe do te zevendesohet nga kjo shume eshte ne interes 13.5 perqind.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›