Berisha-Titov South Stream degezim edhe ne Shqiperi

Zv/ministri i Jashtem i Federates Ruse Vladimir Titov garantoi sot kryeministrin Sali Berisha per mundesite qe ekzistojne per degezimin ne Shqiperi te linjes se gazsjellesit South Stream
Kryeministri Sali Berisha priti sot ne nje takim zevendesministrin e Jashtem te Federates Ruse z. Vladimir Titov. Pasi i uroi perzemersisht mireseardhjen Kryeministri Berisha e vleresoi kete si nje vizite shume te rendesishme e cila do te sjelle nje kontribut te ri ne marredheniet dhe ne zgjerimin e bashkepunimit ndermjet dy vendeve.
Zevendesministri Vladimir Titov pasi e falenderoi Kryeministrin Berisha perzemersisht per pritjen e ngrohte i percolli atij pershendetjet dhe urimet me te mira te udheheqjes me te larte politike ruse. Ai i beri me dije Kryeministrit Berisha se ndodhet ne Shqiperi per kete vizite si nje shenje e deshires se Rusise per te thelluar bashkepunimin mes dy vendeve.
Ne kete takim u diskutua nevoja per intensifikimin e kontakteve politike ne nivelet me te larta dhe vizitat qe pritet te zhvillohen se shpejti nga zyrtaret e larte te te dy vendeve ne funksion te intensifikimit te dialogut politik dhe per vleresimin e hapesirave te paeksplorura per bashkepunim ne vecanti ne fushen ekonomike dhe ate te investimeve te ndersjella.
Ne kete kontekst sektore si ai i hidroenergjetikes turizmit industrise minerare dhe hidrokarbureve u konsideruan si fushat ku ekziston hapesire per zhvillimin e bashkepunimit ekonomik dhe shkembimeve tregtare. Zevendesministri Titov i beri me dije Kryeministrit Berisha se ne kuader te bashkepunimit dypaleshe Shqiperi - Rusi Federata Ruse do te shqyrtoje edhe mundesine e degezimit te linjes se gazsjellesit South Stream ne menyre qe edhe Shqiperia te kete mundesi te perfitoje nga avantazhet qe sjell ky burim energjie. Gjithashtu u theksua nevoja e shqyrtimit te mundesive per linjat direkte ajrore per te lehtesuar kontaktet mes dy vendeve. Ne takim u vleresua mbledhja e radhes se Komisionit te perbashket Ekonomik Shqiperi ndash Rusi si nje eveniment i rendesishem per bashkepunimin mes dy vendeve dhe u rishpreh interesi i paleve per te kompletuar kuadrin ligjor per zhvillimin e ketij bashkepunimi.
Te dy bashkebiseduesit rikonfirmuan interesin e te dy vendeve dhe qeverive per te zgjeruar bashkepunimin ne dobi te zhvillimit dhe te prosperitetit te ekonomive te qytetareve te te dy vendeve.
Per sa i perket bashkepunimit shumepalesh edhe ne kuader te organizatave nderkombetare ne takim u vleresua klima e re e bashkepunimit midis NATO-s BE-se nga nje ane dhe Federates Ruse nga ana tjeter si nje element i rendesishem ne sherbim te paqes dhe stabilitetit ne rajonin tone dhe ate global. Ne kete kontekst u vleresua bashkepunimi i mire qe ekziston midis dy vendeve ne kuader te OSBE-se dhe nismes se Detit te Zi. Zv/ministri Titov e garantoi kryeministrin Berisha se Rusia do ta mbeshtese aspiraten e Shqiperise per te kryesuar OSBE-ne ne te ardhmen.
Ne vijim te takimit u diskutuan edhe zhvillimet e fundit ne rajon ku u vleresua rezoluta e fundit e Organizates se Kombeve te Bashkuara si nje kontribut per konsolidimin e paqes dhe stabilitetit si dhe promovimin e dialogut e bashkepunimit ne rajon. Kryeministri Berisha theksoi se eshte e rendesishme qe serbet dhe shqiptaret te lene pas te kaluaren dhe te shohin perpara per te ardhmen e tyre evropiane.
Ne fund te takimit kryeministri Berisha i percolli nepermjet zv/ministrit Titov urimet e tij te perzemerta kryeministrit Putin dhe Presidentit Medvedev.