Vullneti i hekurt dhe puna e jashtezakonshme sollen levizjen e lire

Vizat ministri Basha vijon turin e informimit me te rinjte e Kukesit
Levizje e lire levizje pa pengesa levizje me dinjitet por levizje e pergjegjshme. Ky eshte thelbi i levizjes se lire per shqiptaret. Keshtu u shpreh dje ministri i Brendshem Lulzim Basha gjate nje takimi ne Kukes me studentet e filialit te Universitetit te Tiranes ne kete qytet duke i informuar ata lidhur me rregullat dhe normat e levizjes se lire ne zonen Schengen. Duke kerkuar edhe bashkepunimin e studenteve per informimin e gjere te qytetareve dhe ndergjegjesimin e tyre per te trajtuar me pergjegjshmeri te drejten e levizjes se lire ne hapesiren Schengen ministri Basha e cilesoi shume te rendesishem sqarimin se levizja e lire nuk nenkupton qendrim te perhershem apo te perkohshem ne zonen Schengen.
Si cdo qytetar europian ne kemi te drejte te levizim te lire dhe pa pengesa ne hapesiren Schengen. Si cdo qytetar europian ne nuk kemi te drejte te qendrojme pra te jemi me qendrim te perhershem apo te perkohshem ne nje nga vendet e hapesires Schengen sepse per keto vlejne rregulla te tjera- tha ministri Basha.
Pasi sqaroi se per te levizur lirisht ne hapesiren Schengen mjafton te jesh i pajisur me pasaporte biometrike dhe nuk ka asnje kufizim financiar ministri Basha keshilloi qe cdo qytetar nese i kerkohet duhet te bashkepunoje me autoritetet policore sepse kjo eshte nje praktike qe ndiqet edhe nga vendi yne.
Ministri Basha u shpreh para studenteve ne Kukes se eshte dashur nje pune e jashtezakonshme dhe nje vullnet i hekurt politik per te kapercyer ate prapambetje te thelle te vendit krahasuar me vendet e tjera te rajonit persa u takon standardeve qe mundesuan levizjen e lire ne zonen Schengen.
Oferta qe iu be Shqiperise per te qene pjese e dialogut per liberalizimin e vizave ishte nje arritje madhore ne vetvete. Kete jua them me bindje te plote pasi une nuk kam patur fatin e keq te jem deshmitar i atyre tavolinave nderkombetare ne Bruksel apo kudo tjeter kur Shqiperia renditej gjithmone e fundit ne rezultatet ne luften kunder krimit kur Shqiperia vecohej gjithmone si nje vend problematik per trafiqet e paligjshme te narkotikeve dhe qenieve njerezore. Une kam fatin e mire qe sot si Minister i Brendshem te jem i pranishem ne ato tavolina si ajo qe patem para dy ditesh ne Brdo te Sllovenise ku Shqiperia vecohet si shembull i mire i bashkepunimit me cdo vend te BE dhe Bashkimin Europian ne teresi dhe si nje vend te kontribuon me praktika pararoje ne luften kunder krimit te organizuar trans-kufitar dhe ne teresi ne luften kunder krimit dhe korrupsionit.
Ministri Basha iu pergjigj pyetjeve te studenteve mbi rregullat e levizjes se lire penalitetet ne rast te shkeljes se tyre ecurine e fushates se informimit te qytetareve ne kete drejtim etj.