E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet zyrtarisht gara për kreun e PD-së, Berisha: Mos u ndikoni nga postet

berishaTiranë- Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nëpërmjet një mesazhi drejtuar strukturave të PD-së , ka deklaruar se sot është hapur zyrtarish gara për të zgjedhur kryetarin e ri. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e PD-së thuhet se kjo parti është e hapur për këdo anëtar që dëshiron të bëhet kryetar i saj.

Gara për kryetarin e PD-së nisi sot me shpalljen e kandidatures se pare. Ajo eshte e hapur per çdo anetar dhe anetare te PD-së qe deshiron te konkurroje per lider te Partise Demokratike. Diten e enjte kryesia e PD do te mblidhet per vleresimin dhe shprehjen e mbeshtetjes se saj per kandidatin apo kandidaturat qe mendon se meritojne te mbeshteten prej saj zyrtarisht. Kjo nuk do te thote se jashte mbeshtetjes se kryesise se PD-së anetar apo anetare te PD-së mund te pengohen dhe nuk mund te konkurrojne per kryetar te Partise Demokratike. Dallimi i vetem eshte se ata nuk do jene kandidatura zyrtare te kryesise së PD,- shprehet Berisha.

Gjithashtu kryeministri në largim ka bërë thirrje që askush të mos e përdorë pushtetin që ka duke lobur për të marrë votat e anëtarëve, duke thënë se nuk duhet të ketë ndikime nga postet.

Pra asnje drejtues ne asnje nivel partiak apo qeverises te mos prononcohet publikisht apo jo publikisht per shkak te postit qe ka ne mbeshtetje te nje kandidati te caktuar. Ne kete proces çdonjeri prej nesh ka vetem nje vote. Por çdo drejtues ne çdo nivel partiak apo ne qeverisje ka te drejte te loboje publikisht per kandidatin e preferuar ose te bashkohet me stafin e tij vetem pasi ai ose ajo te kete dhene doreheqjen nga funksioni partiak apo publik qeverises qe mban.- vijon më tej mesazhi i Berishës.

Në mbyllje ai shprehet se fton të gjithë demokratët që të cilësojnë këtë proces si dinjitoz ku do të nisë një fillimi i ri për PD-në.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›