PS-ja feston fitoren në Tiranë, Rama: Zyrtarët të mos i tremben shkarkimit
Tiranë- Pas festët së 22-vjetori të krijimit Partia Socialiste ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e Tiranës ku në fomën e një manifestmi i ka falenderuar ata për fitoren. Ceremonia e quajtur “Faleminderit Tirana u zhvillua pranë Liqenit Artificial ku të gjithë deputetët e Tiranës kanë folur para tiransve duke premtuar më shumë punë sapo të krijohet qeveria.
Ndërkohë kreu i saj dhe kryeministri i ardhshëm Edi Rama, duke folur para të pranishmëve tha se qeveria e re do të jetë e të gjithë shqiptarëve, si e atyre që votuan opozitën por edhe për ata që votuan PD-në. Ai premtoi se nuk do të ketë largime nga puna për ata që janë aty mbi bazën e aftësive.
Nuk duam që qoftë dhe një familje të ndjehet keq duke na parë të buzëqeshur duke u mbledhur për të falenderuar ata që e sollën fitoren, ndërkohë që dikush nuk ka votuar për ne. Do ta mirëqevrerisim vendin për të gjithë, për ata që na votuan dhe nuk na kanë votuar. Por të gjithë ata që nuk na kanë votuar dhe që na shohin të mblidhemi tu falenderojmë juve, dua tu them se falë jush dhe punës suaj, sakrificës suaj edhe ata janë çliruar dhe shpëtuar. Se nga çfarë do tua provojmë me vepra jo me fjalë. U çliruan mësuesit, shumë ndër ta mund të mos na kenë votuar, por nesër do të marrin frymë lirisht dhe nuk do të ndjehen nën presion për atë që mendojnë. U çliruarn infermirët dhe mjekët sepse do të jenë vetëm për tu shërbyer të sëmurëve dhe të afërmve të të sëmurëve dhe jo pushtetit duke lënë spitalin bosh për të shkuar në mitingje. Shpëtuan policët dhe të gjithë ata që i shërbejnë shtetit dhe do jenë të detyrua ti shërbejnë pushtetit. Janë çliruar nxënësit, studentët që nuk do të kërcënohen më për tu marrë votën apo për të marrë vesh se për kë do të votojnë,- tha ai.
Më teja Rama tha se sapo të krjohet qeveria e re do të fillojë puna për legalizimin e banesave dhe tokave, ndërsa tha se me fitoren e PS-së u çliruan të gjithë bizneset sepse do të përfitojnë shumë lehtësira nga skema e re fiskale.
Unë sot ndjehem më i lehtësuar që tju them atyre që presin të legalizojnë se janë çliruar nga kthetrat e një partie që i la të palegalizuar që tua merrte votën më lehtë. Ne në fund të mandatit tonë të parë do të jemi krenarë përpara tyre, sepse ata do të kenë shtëpinë pronë të tyre të patundshme. Janë çliruar edhe pronarët që i shkuan pas për vitet e tëra, ndoshta votuan për të edhe kësaj here. Ne do tu japim pronarëve të gjithë respektin, dhe do ta trajtojmë si shtet çështjen e pronës,- vijoi Rama.
Në përfundim ai falenderoi të gjithë deputetët dhe ata që ndihmuan në fitore, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që duan të qeverisnin vendin që të bëhen pjesë e qeverisë së re.
Kjo është një barrë shumë e madhe, unë ju them që ne kemi nevojë për çdo vajzë dhe djalë të talentuar apo për çdo burrë dhe grua të aftë. Kundërshtarët na kanë lënë pas një libër shumë të trashë me gabimet e tyre, nëse ne dimë ta lexojmë, dhe nuk do përsërisim gabimet e tyre, ne do të bëjmë histori-përfundoi ai.
Ditmir Bushati: Një falenderim i veçantë për të gjithë qytetarët e njësisë ku unë kandidova djemtë, vajzat, gratë, motrat, vëllezërit. Jam shumë i lumtur që humba bastin me ta. Mes optimizmit të tyre dhe realizmit tim, që doja të më shoqëronte gjithë këtë fushatë, fituan ata dhe unë jam shumë i lumtur për këtë. Ne kemi marrë një votë bindëse, ne kemi marrë një mbështetje të madhe popullore. Duke perifrazuar një autor i cili ka thënë: opozita është poezi, qeverisja është prozë, dua të nënvizoj se ne kemi një sfidë shumë të madhe përpara, një sfidë shumë më të madhe ndoshta se edhe ajo e vitit 97 për ta çuar vendin Shqipërinë aty ku e meriton dhe realisht për të përjetuar Rilindjen, që ne u kemi premtuar shqiptarëve.
Faleminderit për mbështetjen!
Besnik Baraj: E quaj privilegj të jesh në këtë ambient kaq festiv dhe kaq të bukur. Është privilegj të jesh në këtë skenë për shumë arsye. Unë do veçoja dy prej tyre. Së pari, kur je pjesë e ekipit të Rilindjes i cili do të bëjë histori jo vetëm me datën 23, por edhe me atë që vjen më pas. Ky ekip me në krye Edi Ramën do të lërë gjurmë të pashlyera në historinë e Shqipërisë. Është privilegj, edhe se pse këtu ndodhem përpara kryeqytetasve; Ju jam mirënjohës!
Dua të falënderoj të gjithë ekipin e njësisë numër 2. Është një ekip i jashtëzakonshëm si një familje e madhe. Pa punën e tyre do të ishte e pamundur suksesi i jashtëzakonshëm i njësisë numër 2.
Lindita Nikolla: Përshëndetje! Mirënjohje! Ju jeni fituesit e vërtetë të kësaj fitoreje kaq të bukur për të rilindur Shqipërinë!
Mirënjohje të gjithë ekipit fitues të njësisë numër 3. Mirënjohje pa fund të gjithë qytetarëve të njësisë bashkiake numër 3, por edhe njësisë numër 1 gjithashtu se e kam për zemër dhe nuk e harroj dot. Mirënjohje, qytetarëve të njësisë 3 që më hapët dyert e shtëpive, dyert e zemrës, duke na mbrujtur fort me forcën e arsyes, por edhe pasionin e shpirtit për të bërë më të mirën pas 23 qershorit me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Faleminderit edhe atyre që nuk votuan për PS-në në 23 qershor dhe zotohemi se edhe jeta e tyre do të jetë më e mirë me Edi Ramën kryeministër. Mirënjohje të thellë! Ju jeni fituesit.
Vasilika Hysi: Së bashku me kolegun tim Rudolf Xhillarin ne bëmë fushatë në njësinë 7. Shumë faleminderit të gjithëve! Kur nisëm fushatën në njësinë 7 në një derë demokrati dikush më tha kam dëshirë të shoh Edi Ramën kryeministër dhe do ta shoh nëse do bëjë gjithë Shqipërinë siç ka bërë Tiranën. Sot i them këtu, publikisht, do ta shikojmë qeverinë e majtë dhe kryeministrin Edi Rama. Do ta shikojmë së bashku me ekipin dhe skuadrës e Rilindjes. Ju falënderoj të gjithëve që na keni hapur dyert, ju familjeve të majta, të djathta apo gri. Ju falënderoj të gjithë ju që na keni mbështetur që jetoni në zona formale apo informale. Unë jam e privilegjuar që jam pjesë e skuadrës së Rilindjes dhe që u votova në qarkun e Tiranës. Shumë faleminderit!