E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapin themele, gjejne bomba

Nje sasi e konsiderueshme municioni luftarak eshte gjetur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne fshatin Daullas, te rrethit te Fierit. Astrit Mulja ka qene duke germuar prane nje bunkeri te vjeter, per te hapur themelet e shtepise, kur ka gjetur brenda fortifikimit disa arka me municione. Pasi kane marre njoftimin e 50-vjecarit, nje grup ekspertesh te Drejtorise se Policise se Qarkut te Fierit jane nisur ne terren. Ata kane ngarkuar arkat e gjetura dhe i kane transferuar nga fshati. Ende nuk dihet sasia e municioneve te gjetura ne Daullas, por burime policore thane dje se pjesa me e madhe e tyre jane bomba dore. Policia po heton per te gjetur personat qe mund te kene fshehur nje sasi te tille municionesh ne bunkerin e vjeter dhe qellimet e tyre.
Xh. Beharaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›