Kurset private, si detyrohen nxenesit
Drejtoria Rajonale e Arsimit ne Qarkun e Elbasanit i ka shpallur lufte rasteve te abuzimit dhe korrupsionit qe ekziston ne mjaft shkolla te kesaj prefekture. Ne nje takim te zgjeruar me drejtuesit e shkollave ne shkalle Qarku, drejtori i kesaj Drejtorie, Kujtim Mema, pohoi se "nga verifikimet e kryera rezulton se mesues te vecante kryejne kurse private te jashteligjshme, duke marre ne keto kurse perkundrejt pageses nxenesit e klasave ku ata japim mesim". Me e keqja eshte se ne mjaft raste ndaj nxenesve perdoren forma presioni, qe ata te futen ne kurse. Kete realitet te hidhur e pohojne nxenesit dhe prinderit e tyre. Ndersa drejtuesit e shkollave kane qendruar indiferente, duke dhene shembullin flagrant te neglizhences dhe te moskryerjes se detyres. Duke u nisur nga ky realitet, nga e keqja qe ai mbart, sipas drejtorit Mema, pergjegjesia bie mbi drejtuesit e shkollave. "Ju kujtoj drejtuesve te shkollave se e njohin mire situaten, se jane te paret qe konstatojne shkeljen e ligjit me qendrimin e tyre pasiv, duke prishur imazhin e shkolles si institucion i dijes dhe edukimit". Rastet jane bere publike edhe ne media dhe me keq paraqitet gjendja ne shkollat e mesme ne qytetin e Elbasanit dhe ne disa qytete te prefektures. Per kete arsye, zyra e kurrikules ne Drejtorine Rajonale te Arsimit organizoi disa kontrolle dhe inspektime neper shkolla. Ne fund te anketimit ka rezultuar se kane qene vete nxenesit qe kane akuzuar me emra konkrete mesuesit, te cilet kryejne kurse duke perfituar te holla ne kembim te notes. Nje ore mesimi privat ne Elbasan varion nga 300-500 leke. Por, per lende te veshtira, shuma rritet me tej. Ne semestrin e pare ne shkollat e Elbasanit kalueshmeria ishte ne masen 51%. Ne fund te vitit perqindja rritet ne menyre te ndjeshme, duke zbuluar pa dashur cfare fshihet pas kurseve private. Drejtori Kujtim Mema eshte ndalur ne menyre te vecante edhe ne rastet e falsifikimit te regjistrave dhe amzave ne shkollat e mesme. Sipas tij, raste flagrante jane konstatuar ne Gramsh dhe Librazhd. Fatos Salliu
Format e presionit
Nxenesit nuk vleresohen per dijet qe kane, duke u ndeshkuar me nota mbetese. Ndaj tyre behet presion gjate gjithe vitit. Ka mesues qe nuk e shpjegojne lenden si duhet gjate ores, ne menyre qe nxenesit te mos kuptojne asgje nga tema e mesimit. Ne shkollat e mesme jane zbuluar edhe raste kur mesuesit e se njejtes lende jane te lidhur mes tyre dhe dergojne nxenesit te njeri-tjetri. Ata qe nuk praktikojne kurse ndeshkohen me nota negative, ose mbeten ne klase. Madje, ne disa raste, bashkohen tre mesues te lendeve te ndryshme, duke bere qe nxenesi te perserise vitin.