Kthehet nga emigrimi, vetevritet me cifte
Berat-Nje 25-vjecar, nga qyteti i Beratit, eshte vetevrare me arme zjarri ne banesen e tij, mbremjen duke u gdhire dita e djeshme. Elton Topi, banor i lagjes "10 Korriku", kishte pak jave qe ishte kthyer nga Greqia, ku kishte jetuar per disa vjet. I riu mesohet te kete shkrepur ndaj vetes nje arme gjahu ne dhomen e tij, cka i ka shkaktuar vdekjen e menjehershme. Kufoma eshte derguar ne morgun e spitalit per kryerjen e ekspertizes mjeko-ligjore. Sipas eksperteve, 25-vjecari kishte nderruar jete si pasoje e nje plage vdekjeprurese shkaktuar nga arma e zjarrit, ku jane gjetur gjurmet e tij te gishtave. Familjaret e tij pohuan se 25-vjecari kishte pasur shenja te nje depresioni te thelle dhe ky kishte qene shkaku qe ai ishte kthyer nga emigrimi.
E. H.