E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapja apo jo e kutive, rikthen ngercin PD-PS Rozeta Rapushi

Hapja apo jo e kutive ve ne veshtiresi punen e PD-PS per reformen zgjedhore. Konsensusi i gjate mes forcave te medha politike rrezikon te prishet ne fund te punes, vetem per nje nen qe percakton hapjen e kutive te materialeve zgjedhore ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Ne mbyllje te mbledhjes se djeshme te Komisionit te Posacem te Reformes Zgjedhore, palet miratuan rreth 30 nene te Kodit Zgjedhor mbi procesin e numerimit dhe ngecen tek ceshtja qe i mbajti per dy vite ne ngerc total politik, nenin qe ka te beje me rastet kur partite kane te drejte te hapin kutite e materialeve zgjedhore. "Behet fjale per nenin 116 te draftit, ku eshte rene dakord qe kutite e materialeve zgjedhore te mos hapen ne vendin e numerimit te votave, por te hapen vetem per disa shkaqe te caktuara, ku jane listuar disa nga keto shkaqe ne piken 6 te ketij neni, ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve gjate procesit ankimor. Zoterinjte sot, ne menyre krejt te papritur dhe jam shume i zhgenjyer nga kjo, e mohojne kete, nuk eshte teksti qe kemi dakord", - u ankua pas mbledhjes bashkekryetari socialist i komisionit, Damian Gjiknuri. Por nga ana tjeter, mazhoranca akuzoi opoziten per futjen e nje amendamenti nen rrogoz, duke kercenuar kompromisin. "Eshte bere nje formulim qe ndryshon thelbesisht kete konsensus te arritur, qe eshte futur nen rrogoz dhe ben ndryshim thelbesor te nje momenti kompromisi, i cili synon permiresimin maksimal te procesit te numerimit. Do te krijonte nje problem shume te madh, sepse ate qe neve sot bejme, 4500 kuti te materialeve zgjedhore, i hapim 66 KZAZ, duke e fraksionuar ngarkesen e punes, te gjithen me pas ta bejme duke e hapur me proces ankimor te 4500 kutite ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, e cila do te rrenonte procesin ankimor, do ta zgjaste ne menyre te skajshme", - sqaroi eksperti i Partise Demokratike, Oerd Bylykbashi. Sipas socialisteve, ne komision, ishte per kete ceshtje ishte rene dakord me pare. Madje, Gjiknuri tha se eshte i gatshem qe te shihen edhe komunikimet e plota elektronike te eksperteve, te anetareve te Komisionit. "Ky tekst ka mbi nje jave, qe eshte ne duart e komisionit dhe sot krejt papritur Partia Demokratike heq dore. Nuk e kuptojme cfare ka ndodhur, pse eshte ky qendrim, a eshte qendrim taktik qe do te prishe nje konsensus te arritur? Ose do te pranohet ky variant sic eshte, ose nuk di cfare te them, do te shkojme te varianti i vjeter", - vijoi Gjiknuri. Sipas tij, nuk mundet qe mos hapen materialet zgjedhore, madje edhe kur ka shkaqe te mirefillta per t'u konstatuar shkelje. Per PS-ne kjo eshte e papranueshme dhe do te thote te mbyllesh prape dokumentacionin, te mos krijosh transparence. Ndersa, per Bylykbashin, ajo qe nuk shkon, eshte vetem futja e ketij formulimi ne menyre jo te rregullt ne Komision.

Ku ndahen palet per hapjen e kutive te materialeve zgjedhore

Argumenti i PS, Damian Gjiknuri

"Behet fjale per nenin 116 te draftit, ku eshte rene dakord qe kutite e materialeve zgjedhore te mos hapen ne vendin e numerimit te votave, por te hapen vetem per disa shkaqe te caktuara, ku jane listuar disa nga keto shkaqe ne piken 6 te ketij neni, ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve gjate procesit ankimor. Zoterinjte sot, ne menyre krejt te papritur dhe jam shume i zhgenjyer nga kjo, e mohojne kete, nuk eshte teksti qe kemi dakord. Ky tekst ka mbi nje jave, qe eshte ne duart e komisionit dhe sot krejt papritur Partia Demokratike heq dore. Nuk e kuptojme cfare ka ndodhur, pse eshte ky qendrim, a eshte qendrim taktik qe do te prishe nje konsensus te arritur?

Argumenti i PD, Oerd Bylykbashi

Eshte bere nje formulim qe ndryshon thelbesisht kete konsensus te arritur, qe eshte futur nen rrogoz dhe ben ndryshim thelbesor te nje momenti kompromisi, i cili synon permiresimin maksimal te procesit te numerimit. Do te krijonte nje problem shume te madh, sepse ate qe neve sot bejme, 4500 kuti te materialeve zgjedhore, i hapim 66 KZAZ, duke e fraksionuar ngarkesen e punes, te gjithen me pas ta bejme duke e hapur me proces ankimor te 4500 kutite ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, e cila do te rrenonte procesin ankimor, do ta zgjaste ne menyre te skajshme. Ajo qe nuk shkon eshte vetem futja e ketij formulimi ne menyre jo te rregullt ne Komision.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›