E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin kritikon thirrjet për bojkot të Euro 2012

Rusi- Kryeministri rus Vladimir Putin ka kritikuar planet e udhëheqësve evropian për të bojkotuar ‘Euro 2012′ muajin e ardhshëm, të artikuluara për shkak të trajtimit që po i bëhet në burg ish-kryministres ukrainase Julia Timoshenko.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka ngritur shqetësimet e saj lidhur me trajtimin e Timoshenkos, ndërsa presidenti i Bashkimit Evropian Herman Van Rompuy, presidenti i Komisionit Evropain Jose Manuel Barroso dhe qeveritë e Austrisë dhe Belgjikës kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në asnjë ndeshje në Ukrainë në shenje proteste.

Por zoti Putin i ka thënë gazetarve në Rusi se sporti dhe politika janë dy çështje të ndara, dhe të tilla duhet të mbeten.

‘Në absolutisht asnjë rast nuk duhet të përzieni politikën, biznesin dhe çështjet e tjera me sportin’- tha Putin për agjencinë e lajmeve ‘Novosti’.

‘I përmbahemi principit të propozuar dhe mbështetur nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik: sporti është jashtë politikës’- tha Putin.

Por Timoshenko pretendon se është rrahur në burgun ukrainas ku po vuan dënimin për abuzim me detyren. Fotot e javës së shkuar ku Timoshenko shfaqet me shenja dhune në trup kanë indinjuar jo vetëm opinionin publik të vendeve perendimore por edhe udhëheqësite tyre të cilët që në fillim e kanë konsideruar gjyqin ndaj Timoshenkos të motivuar politikisht.

Ndërkohë thirrjes për bojkot të Euro 2012 në Ukrainë i është bashkuar edhe presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi i cili pak ditë më parë njoftoi se s’do të marrë pjesë në asnjë ndeshje në Ukrainë në shënje protestë kundër keqtrajtimit që po i bëhet zonjës Timoshenko. Duke u bërë kështu i pari president jashtë BE-së që përkrah një iniciative të tillë.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›