“5 Maji”, kryeministri Berisha homazhe për Dëshmorët e Atdheut
TIRANE – Shqiptarët përkujtojnë sot 5 majin, “Ditën e Dëshmorëve”. Krerët më të lartë të shtetit dhe të politikës shqiptare nderuan me respekt dhe përulje Dëshmorët që ranë për Atdheun.
Rreth orës 10:00 në “Varrezat e Dëshmorëve” në Tiranë zhvilloi homazhe kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të lartë të kabinetit qeveritar, të cilët nderuan dëshmorët dhe vendosën kurora me lule në memorialin “Nëna Shqipëri”.
Ndërkohë Presidenti i Republikës, Bamir Topi do të mungojë në homazhe, pasi u nis një ditë më parë në një vizitë zyrtare në Vatikan.
Sipas traditës së krijuar nga Partia Demokratike, homazhe pritet të bëhen edhe në nderim të “Heroit të Demokracisë”, Azem Hajdari.
(er.nu/BalkanWeb)