E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapja e kutive, debate PD-PS në Komision

TIRANE- Komisioni per Reformen Zgjedhore eshte perfshire sot nga debate mes paleve lidhur me proceduren e hapjes se kutive te votimit.

Ne nje deklarate per mediat, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi beri me dije se ishte rënë dakord që materiali zgjedhor të mos hapet në qëndrën e numërimit, vetëm në rast se ka mangësi dokumentare.

Kishin rënë dakord që materialet zgjedhore të mos hapeshin në qendrat e votimit përveç rasteve ku kontatohen mangësi dhe KQZ-ja do t`i hapte vetëm nëse do të ketë ankimim tha Bylykbashi.

Ai sqaroi se është bërë një formulë që ndryshon konsensusin e arritur dhe do të krijonte një problem të madh, sepse nëse hapen kutitë kjo gjë do shtonte ngarkesën e punës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›