E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambalazhimi i bukës, AKU: Gjoba 10 bizneseve

Ambalazhimi i bukës

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon kontrollet për zëvendësimin e qeseve plastike në furrat e bukës.

Kontrollet e AKU kanë vijuar në  të gjitha qarqet e Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë, problematika kryesore vazhdon të jetë në rrethin e Tiranës ku edhe përqendrimi i furrave të bukës është më i lartë.

Ndaj  10 bizneseve që nuk kanë bërë  zëvendësimin e qeseve plastike me qese letër  janë marrë masa administrative me gjobë si dhe ka pasur raste ku është pezulluar aktiviteti i tyre.
Ndër qarqet të cilat kanë bërë zëvendësimin në masën 100% mund të përmendim Durrësin, Gjirokastrën, Elbasanin, Kukësin dhe Beratin.

AKU thekson se do të vazhdojë kontrollet edhe në ditët në vazhdim në mënyrë që zëvendësimi i qeseve plastike me letër të lejuar në kontakt me ushqimin të bëhet plotësisht.

Gjithashtu AKU-ja i bën apel qytetarëve që të tregojë vëmendje në ambalazhimin dhe etiketimin e këtij produkti ushqimor dhe ta refuzojë të përdorë apo ta blejë bukën e ambalazhuar me qese plastike.
E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›