E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Hapja e kutive, deri me tani 10 mije firma"

Lideri i partise me te madhe ne opozite njoftoi dje se deri dy dite me pare jane mbledhur 10 mije firma, per te depozituar ne Kuvend nje projektligj per hapjen e kutive te votimit. Rama theksoi se procesi i mbledhjes se firmave u iniciua krejt spontanisht, me nje propozim te ardhur nga nje grup mbeshtetesish te PS dhe u mor persiper te koordinohet nga PS. "Vetem diten e protestes, ne spontanitet te plote, numri i firmave ne dijenine time, te pakten deri ne momentin kur une zbrita nga tribuna per te vazhduar bashke me te tjeret, e kishte kaluar 10 mijeshin", sqaroi Rama. Keshtu, vijoi ai, socialistet jane ne kushtet, kur me lehtesine me te madhe mund te bejne numrin e firmave te nevojshme, sipas Kushtetutes per te cuar ne Parlament, me kerkese te qytetareve, apelin kushtetues per hapjen e kutive te votimit dhe hetimin e zgjedhjeve. Por, vlereson kryesocialisti, eshte deshira e te gjitheve, qe ky proces i mbledhjes se firmave te shtrihet ne te gjithe Shqiperine dhe te mos kufizohet tek numri i domosdoshem i firmave, qe eshte vetem 20 mije. Rama ka besimin se 20 mije firma eshte nje numer qe mund te arrihet lehtesisht, apo mund te jete arritur tashme. Duke folur per kerkesen e tyre mbi komisionin hetimor, lideri i partise me te madhe ne opozite shpjegon se deshirojne nje Komisionin Hetimor parlamentar qe nuk kontrollohet nga Sali Berisha. "Kryeministri ne fakt eshte i akuzuar numer Nje per gjithe kete proces te sakatuar dhe te nxjerre jashte standardeve dhe padyshim te gjithe mekanizmat qe ne duam te hetojme, kane lidhje drejtperdrejte me Sali Berishen", akuzoi kundershtarin e tij politik, Edi Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›