E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta zevendeson "rebelet" qe iken nga LSI

Anetaret e Komitetit Drejtues Kombetar mbeshteten dje ne menyre unanime te gjithe veprimin politik dhe perfaqesimin e Levizjes Socialiste per Integrim ne Qeverine e Integrimit. Kjo gje u be e ditur nga drejtori i Marredhenieve me Median ne LSI, Dritan Ylli, i cili njoftoi dje nepermjet nje komunikimi me mediat konkluzionet e mbledhjes se KDK. "Komiteti Drejtues Kombetar njekohesisht pershendeti reflektimet dhe perfshirjen ne programin e Qeverise te prioriteteve programore te LSI dhe percaktoi se axhenda e integrimit do te jete prioriteti madhor i qeverisjes dhe i rolit madhor te LSI ne Qeveri", deklaroi Ylli. Sipas tij, KDK vleresoi gjithashtu se integrimi dhe ne menyre specifike problemi i liberalizimit te vizave, do te jete prioritet i padiskutueshem i LSI ne te gjithe angazhimet e saj. Ai tha se nder te tjera eshte miratuar kalendari politik i analizave ne te gjithe strukturat e LSI dhe te veprimeve politike per forcimin e metejshem te strukturave te LSI te cdo niveli. Ndersa, KDK miratoi disa plotesime ne kryesimin e LSI, deri ne zgjedhjet e pergjithshme qe do te behen ne pranveren e ardhshme. Zevendesimet vijne per shkak te largimit te 5 zyrtareve te LSI, Pellumb Xhufi, Sabit Brokaj, Ndre Legisi, Fatos Klosi dhe Mustafa Muci. Nga ana tjeter, kryesimi i KDK-se tashme do te drejtohet nga Edmond Panariti, ndersa Haxhinasto do te jete zevendeskryetar i LSI. Kjo parti eshte e vetmja nga partite politike e cila ka numrin me te madh te nenkryetareve te perberjen e saj organike. Ajo qe bie ne sy eshte edhe modifikimi i struktures se partise, ku eshte krijuar nje tjeter sekretariat, ai i organizativit, qe do te drejtohet nga Monika Kryemadhi.

Vendimet e marra dje gjate mbledhjes se KDK

Zevendeskryetar i LSI, Edmond Haxhinasto

Kryetar i KDK te LSI, Edmond Panariti

Lefter Koka, Nenkryetar i LSI

Monika Kryemadhi, Sekretare Organizative e LSI

Anetaret e Kryesise se LSI qe u zgjodhen;

Shezai Rrokaj

Leondard Beqiri

Edmond Hoxha

Nasip Naco

Matilda Merxhani

Bujar Hasa

Pjerin Xhuvani

Qemal Elezi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›