E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj: Do kursej fjalët por jo punën

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj u është drejtuar qytetarëve të shumtë të cilët janë mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë duke falënderuar të gjithë për mbështetjen.

Haradinaj deklaroi se ai do të punoj për ngritjen e qeverisjes, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik.

"E di që nuk jemi parë moti dhe kemi shumë çka të flasim, por unë si gjithmonë do të kursej fjalët por edhe jo punën" ka thënë Haradinaj.

Fjalimi i Haradinajt është përcjellur gjatë nga duartrokitje, brohoritje dhe fishekzjarre nga qyetetarët.

Ata kanë thirr emrin e tij në shenjë respekti dhe përkrahje.

Ndërkohë avokati i Ramush Haradinajt Ben Emerson ka kujtuar se ai i ka kërkuar ish-kryeprokurores së Gjykatës në Hagë, Carla Del Pontes që t’i kërkoj falje Ramush Haradinajt dhe Kosovës.

Ai ka thënë se kur kësaj thirrje të tij Del Ponte i është përgjigjur vetëm me të qeshur “atëherë kjo tregon se sa me përgjegjësi e merr ajo një çështje në gjykatën ndërkombëtare për krime lufte”.

Ai ka thënë se do të kërkoj që të filloj një hetim për punën e saj në mënyrë që ajo të mos e vazhdojë punën në Gjykatën për krimet në Siri, dhe se deri sa hetimi ndaj saj të kryhet do të kërkoj nga Këshilli për të Drejtat e njeriut që ajo të suspendohet.
....

Qytetarë të shumtë kanë dalë të presin ish-kryeministrin Ramush Haradinaj në sheshin “Nëna Terezë”.

Shumë prej tyre kanë flamuj në dorë dhe po presin fjalimin e liderit të AAK-së, i cili pritet që të flasë para qytetarëve.

Ramush Haradinaj është pritur në Aeroportin e Prishtinës nga kryeministri Hashim Thaçi dhe liderët e tjerë institucional./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›