Selimi: Pse Hashim Thaçi e priti Ramushin?

Pse Hashimi Thaçi se priti Ramushin kur u lirua herën e parë? Këtë çështje e ka ngritur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Ai ka thënë se kryeministri Hashim Thaçi është dashur t’i bëjë pritje Ramush Haradinajt edhe pas lirimit të parë nga Haga, në vitin 2008.
“Kjo pritje është dashur të bëhet atëherë, e jo tash në një moment ta caktuar politik”, ka thënë Selimi në emisionin Jeta në Kosovë.
Rexhep Selimi ka thënë se qeveria asnjëherë nuk është përkujdesur më herët as për Haradinajn e as për Limajn.
Madje, ai e ka porositur AAK-në që mos të hyjë në koalicion me PDK.
“Aleanca gabon rëndë nëse hynë në koalicion qeverisës me PDK-në në krye me Hashim Thaçin. Këtë e them, sepse Hashim Thaçi nuk është i gatshëm t’i ndajë meritat me AAK-në. Kjo parti duhet të sqaroj para qytetarëve se a është opozitë apo është në pushtet”, ka thënë Selimi./Indeksonline/