Haradinaj: Dua ta shoh Kosovën si fituese

Ai e ka quajtur sfidë të flasësh para deputetëve për faktin që ata janë aty dhe punojnë çdo ditë që Kosova të jetë një vend më i mirë.
“Është sfiduese me fol para juve, sidomos për faktin që ju jetoni çdo ditë me punë, me sfida të cilat përballet vendi ynë. Por edhe ne i kemi bashkëndje ato sfida që ju jeni përballur”, tha Haradinaj në fjalimin e tij.
Sipas tij, është mirë që të ndiheni fitues sepse kjo ju jep motiv për punë.
“Mirë është me u ndi fitues, sepse kjo të jep motiv në punë, në përballimin e sfidave. Dëshira ime është me e pa fituese Kosovën.
“Do të jem shumë i kujdesshëm të punoj me të gjithë ju që të mund të krijojmë kualitet për vendin tonë, për të gjitha që e preokupojnë qytetarin e vendit”, tha Haradinaj.
Në fjalimin e tij, Haradinaj po ashtu ka uruar gjithë shqiptarët për kremtimin e 100 vjetori të pavarësisë.
Para se të merrte fjalën Haradinaj, ka folur kryetari i Kuvendit të Kosovë Jakup Krasniqi i cili tha se vendimi i djeshëm i shtoi bukurinë dhe madhështinë festës së 100-vjetorit të pavarësisë.
Ai tha se pretendentët e inicimi të këtyre proceseve janë munduar që të njollosin ushtrinë e një populli.
“Luftëtarët kanë mbrojtur pastërtinë e luftës së tyre. Vendimi i gjykatës është ngjarje e rëndësishme në jetën personale të ish akuzuarve të cilët ju kthyen familjeve, qytetarëve dhe institucioneve. Unë ju uroj atyre mirëseardhje dhe mbarësi në jetë”, tha Kryeparlamentari Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se ai lutet që drejtësa të veproi edhe në rastin Limaj.
“Shpreh dhimbjen e fortë se edhe Fatmir Limaj do të fitojë, duke shpallur pafajësinë e tyre dhe ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Ta mbrosh luftën qoftë edhe duke sakrifikuar moralin, është një nder shumë i madh”, tha Krasniqi.