E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihmojeni Albaceten

Ylli i Barcelonës, Andres Iniesta u ka bërë thirrje njerëzve të investojnë para për të ndihmuar klubin e tij të fëmijërisë Albacete nga shuarja.

Iniesta, 28 vjeç, dhe familja e tij janë aksionarë kryesorë në skuadrën nga liga e tretë spanjolle që është aktualisht në krizë të thellë financiare. Nëpërmjet një letre të hapur, reprezentuesi spanjoll ka theksuar se është duke bërë çdo gjë në fuqinë e tij për të shpëtuar Albaceten.

“Me këtë letër dua t’u bërë thirrje të gjithëve që ndiejnë çfarëdo lidhshmërie me klubin, ta ndihmojnë atë në mënyrë që të shpëtojë”, shkroi Iniesta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›