E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj: Është sfidë kualiteti i shtetit

Pas pritjeve të ndryshme që iu bënë Ramush Haradinajnt, i erdhi radha këtij të fundit të bëjë pritje për të tjerët. Ramush Haradinaj ka organizuar vetë një koktej për të tjerët.

Anëtarët e partisë së tij, kanë pritur mysafirë të shumtë të ftuar të jetës politike, institucionale, partiake e kulturore.

Edhe “Vetëvendosja” dhe Partia Demokratike e Kosovës ishin aty, por dikush mungoi.

Ka munguar kryeministri Hashim Thaçi duke iu shmangur kështu mediave.

Ndërkohë, m ardhjen e të gjithë pjesëmarrësve, hyri brenda edhe Haradinaj me bashkëshorten e tij, i cili ka përshëndetur disa nga të pranishmit.

Haradinaj u zotua edhe njëherë se do të punojë në të mirë të vendit, pavarësisht sfidave të cilat e presin.

“Me siguri e dini se jemi të sfiduar si shoqëri, jemi të ri si shoqëri, jemi demokraci në konsolidimi, por edhe kualiteti i shtetit është në sfidë, sepse nëse njerëzit nuk japin kualitetet më të mira që mujm mi dhanë dhe nuk arrijnë mi fut në funksion mundësitë e resurset tona dhe të miqve tonë, atëherë natyrisht edhe dinamikat janë më të ngadalshme se kërkesat. Dëshira ime është jo me u vlerësua ndryshe prezenca ime fizike, por vetëm si një koleg që i është shtuar të gjithë atyre që punojnë për të mirën e vendit”, ka thënë ai.

E derisa ai po e mbante fjalimin me vonesë ka mbërritur edhe presidentja Jahjaga.

Jahajga është ftuar ta marrë fjalën, gjatë së cilës ka thënë se Haradinaj do ta ketë përkrahjen e plotë të saj.

Mbrëmja u përmbyll me ngritjen e dollisë me të gjithë të ftuarit nga ana e Haradinajt, të cilin e uruan për lirimin e tij./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›