Pas zgjedhjeve në PDK

AAK-ja e Ramush Haradinaj tanimë ka ndarë mendjen të hyjë në koalicion me PDK-në.
Një burim brenda kësaj partie ka thënë për “Epokën e re” se koalicioni me PDK-në pritet të ndodhë vitin e ardhshëm, pas muajit janar.
Sipas këtij burimi, AAK-ja, pas janarit pritet të hyjë në koalicion edhe pa Ramushin kryeministër, por që për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ka një kusht, që të vazhdohet koalicioni edhe për një mandat të plotë me PDK-në, por që Qeverinë në mandatin tjetër ta drejtojë Ramush Haradinaj.
E ky i fundit nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me PDK-në. Ai ka thënë se ende rreth kësaj teme nuk ka diçka konkrete, duke bërë me dije se do ta ndihmojnë Qeverinë rreth dialogut me Serbinë./Indeksonline/