Haradinaj: ''Jam i gatshëm që pas vitit të ri t’ia fillojë punës''

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha sot në Prizren se nisja e koalicionit me partinë në pushtet është e mbarë, ndonëse nuk e pohoi nëse është arritur diçka përfundimisht.
''Jam i gatshëm që pas vitit të ri t’ia fillojë punës'' , tha shkurt Ramush Haradinaj, raporton rtk.
Komentet ai i bëri gjatë një debati që mbajti me qytetarët prizrenas në shtëpinë e kulturës, ndërkohë vizitoi edhe kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. /Indeksonline/