E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi lavdëron punën e tij

Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Memli Krasniqi, doli sot para gazetarëve e lavdëroi veten për punën që ka bërë gjatë këtij viti.

“Në vitin 2012 ka pasur rritje të buxhetit rreth 70%, e cila ka kontribuar më shumë në realizimin e projekteve kulturore dhe sportive”, theksoi ministri Krasniqi.

Sipas tij, me ndihmën e institucioneve kulturore Kosova është prezantuar ndërkombtarisht në aktivitete të ndryshme.

Ai përmendi disa festivale në të cilat Kosova është prezantuar për herë të parë, siç është ai i Berlinit, Kanës, dhe bienalen e Venedikut.

Ministri Krasniqi tregoi që është gjithmonë i gatshëm ta ndihmojë rininë e Kosovës, me përfundimin e strategjisë dhe implementimin e saj, me një kontribut rreth 8.5 milionë dollarësh.Po ashtu ka përfunduar procesi aplikimin e bizneseve të reja dhe vazhdon ti mbështesë organizatat joqevirtare.

Me rritjen e buxhetit për vitin e ardhshëm në rreth 19 milion euro, ai premtoi se do të përfitojnë të gjitha departamentet e ministrisë. E për këtë rritje ai falënderoi krahun e tij të djathtë kryeministrin Thaqi.

Gjithashtu ai foli edhe për kërkesën që ende nuk është miratuar që një vit nga komuna e Prishtinës për ndërtimin e Muzeut të arteve bashkëkohore brenda departamentit të Universitetit të Prishtinës.

Krasniqi përmendi edhe suksesin e e artistes kosovare Arta Dobroshi, e cila për herë të parë fitoi çmimin në “Shooting Star”. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›