E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: Cërvenkovski sikur Gadafi

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski deklaroi sot se lideri i opozitës Branko Cërvenkovski po vazhdon të sillet në stilin e ish-diktatorit libian Gadafi.

“Ai vazhdon në stilin e Gadafit. Jeton në botën e tij dhe me dhunë po synon të marrë pushtetin. Unë nuk kam dëgjuar ndonjë kërkesë nga ai, përveç asaj se do të kthehet në pushtet dhe këtë edhe publikisht nuk e fsheh. Sjellja e tij është shqetësuese”, deklaroi Gruevski.

Sipas tij, sjelljet e djeshme të opozitës i krijuan një fotografi të keqe Maqedonisë. Akuzat e tilla të Gruevskit vijnë pasi që ai u akuzua si Millosheviqi nga ana e liderit të opozitës Branko Cërvenkovski./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›