E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj: Korrupsioni nis nga Thaçi

Prishtinë, 10 Mars NOA Korrupsioni në institucionet e Kosovës fillon nga kryeministri Hashim Thaçi. Këtë akuzë të fortë lëshoi sot kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Për bindjen time, korrupsioni fillon nga kryeministri Hashim Thaçi. Ai është shkaktar i korrupsionit, logjika e tij qeverisëse, dhe pasojat vazhdojnë në nivelet tjera, - ka deklaruar z. Haradinaj.

Sipas Haradinajt, pa përfshirjen e kryeministrit në korrupsion, do të ishte e pamundur që të korruptohen anëtarët e kabinetit.

Ai ka shtuar se qeveria nuk është duke e luftuar korrupsionin, dhe në këtë mënyrë po ia prish imazhin e vendit para bashkësisë ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›