E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reporterët pa Kufij: Kërcënohen gazetarët

Prishtinë, 11 mars, NOA Në Kosovë, jeta e gazetarëve investigativë është e kërcënuar për shkak të punës së tyre. Një fakt i tillë është pohuar nga organizata Reporterët pa Kufij, e cila i ka dënuar kërcënimet kundër gazetarëve investigativë në Kosovë muajin e kaluar. Madje organizata në fjalë, ka përmendur tre raste konkrete në gazetat Koha Ditore, Lajm dhe Zëri, për të cilat thuhet se ka një valë kërcënimesh kundër shtypit.

Është e papranueshme dhe shumë shqetësuese që policia dhe autoritetet e gjyqësisë refuzojnë të veprojnë mbi bazën e ankesave të gazetarëve rreth kërcënimeve. U bëjmë thirrje autoriteteve evropiane që përmes misionit të EULEX-it menjëherë ta adresojnë këtë kulturë të pandëshkueshmërisë, ka deklaruar organizata Reporterët pa Kufij.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›