E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet në Kosovë, ska të dhëna për viktima

Istog, 10 Mars NOA Lëkundje sizmike në Kosovë, duke krijuar pasiguri tek banorët por informacione zyrtare për viktima apo dëme materiale nuk ka, bën të ditur korrespondenti i agjencisë NOA.

Zyra për Sizmologji, e Ministrisë së Energjisë dhe të Minierave nxori pak minuta më parë një deklaratë për shtyp ku thanë se kanë detektuar sot në ora 14:38 minuta, një tërmet me epiqendër gjashtë kilometra në juglindje të Istogut.

Manjituda e tërmetit ishte M=5.2 shkallë Rihter, ndërsa intensiteti në epiqendër VII ballë, sipas MCS-64 thellësia 5.2 km, thuhet në njoftim.

Tërmetin e kanë ndier banorët e rrethit të gjerë të Pejës, Istogut dhe tërë territori i Kosovës. Ende nuk dihet për dëme në njerëz dhe materiale, qartëson komunikata e lëshuar nga Zyra për Sizmologji.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›