E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-Rusi, raund i dytë bisedimesh për reduktimin e armëve bërthamore


SHBA dhe Rusia kanë filluar një raund të dytë bisedimesh për pakësimin e arsenalit të tyre të armëve bërthamore.
Negociatorët u takuan në Gjenevë për të diskutuar çështjen ku të dyja palët kërkojnë një traktat të ri të armëve bërthamore.
Marrëveshja e re do të zëvendësonte Traktatin e Pakësimit të Armëve Bërthamore të vitit 1991, që skadoi në dhjetor. Traktati caktonte një kufi për numrin e mbushjeve bërthamore dhe sistemeve mbajtëse për secilën palë.
Zyrtarët rusë thonë se raundi aktual i bisedimeve mund të përfundojë në prill. Ndërkohë zyrtarët amerikanë thonë se nuk është caktuar ende ndonjë afat.
Washingtoni dhe Moska kanë negociuar për një pakësim të ri të armëve bërthamore që prej një viti. Të dyja palët thonë se mbeten të pazgjidhura një numër çështjesh, ku një prej tyre është verifikimi i proçedurave dhe kundërshtimi i Rusisë ndaj planeve amerikane për vendosjen e një sistemi të mbrojtjes nga raketat në Evropë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›