E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj: Kurti po e çon vendin në zgjedhje

PRISHTINË, 6 tetor/ATSH/ Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, e ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti se gjoja ai po e dërgon vendin përsëri në zgjedhje duke mos arritur marrëveshje për ligjin për Gjykatën Speciale dhe presidentin.

“Kjo është herë e katërt që po e çon vendin në zgjedhje i njëjti person, i njëjti vendimmarrës”, tha Haradinaj për Kurtin.

Në një konferencë për media, Haradinaj tha se është “shumë e pandershme” që të lihet në gjysmë miratimi i ligjit në një moment kritik “për mbrojtjen” e ish-krerëve të UÇK-së.

“Kurti e kurthoi edhe ligjin edhe vendin…i dha një goditje të rëndë ligjit për Dhomat e Specializuara”, tha Haradinaj.

Ai e akuzoi edhe më tutje kryeministrin duke thënë se po punon “ta zhbëjë Kosovën”, por, sipas tij, “ai nuk do t’ia arrijë, pasi Kosova është më e madhe se sa ky keqbërës patologjik”. /rel/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›