Haradinaj: Qeveria Thaçi e ka ofenduar vendin

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj e ka quajtur ofendim ndaj qytetarit situatën e krijuar në Kosovë, pas bastisjeve në Qeverinë e Kosovës që sipas tij është më e rëndë se sa kontrolli që i është bërë kryeministrit dhe stafit të tij në aeroport.
Ai këto komente i bëri të dielën gjatë kuvendit zgjedhor të degës së AAK-së në Orllat të Besianës dhe përvjetorit të shënimit të kësaj dege.
Haradinaj ka theksuar se qeverisja me plan-program e bazuar në parime kushtetuese dhe ligjore është ajo që i duhet Kosovës për ta sanuar, siç u shpreh ai, dëmin e kësaj qeverisjeje dhe për ta kthyer besimin se Kosova po shkon drejt BE-së.
“Qeveria Thaçi e ka ofenduar vendin e vet vazhdimisht, i ka ofenduar qytetarët e vendit në mënyra të ndryshme. Në vazhdimësi unë jam prezent në jetën politike prej 4 prill 2008. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka ditë që nuk kam parë ofendime dhe mashtrime nga Qeveria Thaçi”, ka thënë Haradinaj, transmeton Kosovapress.