E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj: Qeveria e Kosovës pa vizion

Këto komente Haradinaj i bëri të martën në një debat të hapur me bashkatdhetarët e komunës së Vitisë, të cilët punojnë në shtetet perëndimore, njofton Radio Televizioni i Kosovës. E ardhmja e Kosovës varet nga angazhimi i qytetarëve, që jetojnë brenda por edhe jashtë vendit. Procesi në të cilin po kalojmë jep të kuptoj se Kosova po harxhohet për faktin se nuk po shfrytëzojmë mundësit që kemi afër vetes, u shpreh lideri i AAK-së Ramush Haradinaj në Viti gjatë një debati me bashkatdhetarët e kësaj komune që punojnë përkohësisht jashtë vendit.

Haradinaj më tej ka theksuar se qeveria Thaçi është një qeveri e cila po funksionon pa një plan qeverisës dhe në fakt kjo ndikon negativisht karshi interesave të qytetarëve të Kosovës dhe duke mos avancuar vendin gjatë kësaj periudhe. Sipas Haradinajt, rezultat i mungesës së planit qeverisës është humbja e madhe si shkak i mosfunksionimit të dy pikave doganore që janë shumë aktive, duke humbur deri në 3 milion euro të buxhetit të Kosovës gjatë një jave.

Ai ka përmendur edhe një varg të metash të kësaj qeverisje. Sipas tij në shumë sektorë siç janë gjyqësia, doganat, shëndetësia dhe diskriminimi që po i bëhet qytetarëve të Kosovës për mospërfshirjen në procesin e liberalizimit të vizave. Në këtë tubim, Haradinaj ka kërkuar nga bashkatdhetarët vitias që sipas mundësive t’i përgjigjen daljes në votime dhe të mbështesin kandidatin për kryetar komune, Enver Rrustemi, të propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›