NATO do të ndihmojë FSK-në me pajisje moderne
“Jemi në fazën e diskutimit për procedurat e prokurimit për armë, dizajnimin e komponentës rezervë të FSK-së dhe hartimin e ligjit për pensionim të pjesëtarëve të FSK-së”, tha Mujota, teksa ka shtuar se rezultatet e arritura deri tani janë fryt i punës së përbashkët dhe ndihmës së plotë të ekspertëve të NATO-s dhe KFOR-it.
Nga ana e tij, Komandanti i NATO-s Admirali James Stavridis, theksoi se është i impresionuar me arritjet e Ministrisë së FSK-së, duke i vlerësuar shumë pozitive zhvillimet e gjertanishme. Ai vlerësoi gatishmërinë e qytetarëve nga të gjitha komunitetet që ti bashkohen FSK-së.
“Jemi të interesuar që FSK të ketë pajisje moderne dhe trajnime të avancuara, dhe për këtë do të përpiqem që në kapacitetin tim të ndihmoj gjithanshëm gjatë mandatit tim trevjeçar”, tha Komandanti i NATO-s. Në takim u vlerësua se ka shumë punë për të bërë së bashku dhe se për këtë ekziston gatishmëri e dyanshme në mënyrë që ngritja e ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës të jetë storje e suksesit për Kosovën, NATO-n dhe KFOR-in.