Haziri: Mirëpresim bashkimin me LDD-në
“Realisht, ideja e plasuar në publik nga ish-nënkryetari i LDD-së, profesor Ramosaj, është mirëpritur nga LDK-ja, jo vetëm në kuadër të ftesave publike që ne i kemi bërë, por në kuadër të konceptit tonë për unifikim të anëtarësisë, për bashkim të copave të LDK-së dhe për një bosht rugovian, ideologjik, që lidhet me LDK-në, identifikohet me LDK-në dhe me njerëz që kanë kontribuar në të kaluarën e afërt dhe mund të japin kontribut edhe në të ardhmen”, ka thënë Haziri.
Ajo iniciativë, sipas tij, ka pasur mbështetjen nga njerëz nga anëtarësia, nga struktura të ndryshme, struktura partiake të LDK-së. “Efektin e vet besoj se e ka vetëm në fillim; efektet më të mëdha do të shihen në ecje e sipër”, është shprehur Haziri.
Fatkeqësisht, vijoi Haziri, kushtëzimet që vijnë në politikë mund të duket se i pengojnë proceset, por proceset e mëdha dhe proceset e arsyeshme - sipas tij - janë të pandalshme, dhe kanë mbështetjen e njerëzve.
Sa i përket LDK-së, Haziri ka porositur ajo ka qenë të hapur. “…vazhdojmë të jemi kërkues dhe vazhdojmë të besojmë që për çdolloj unifikimi në këtë bosht, LDK, për një Kosovë evropiane, do të jetë koha që do të dëshmojë ndryshime pozitive edhe në vetë LDK-në, edhe në vetë Kosovën”, ka thënë ai.