Tiranë, banorët protesta për ngritjen e një pallati: Zapton hapësirat publike
Tiranë- Banorët e dy pallateve në Bulevardin Zogu I në Tiranë kanë dalë në protestë sot për të kundërshtuar prishjen e një vile tre-katëshe dhe ndërtimin aty të një tjetër pallati shumëkatësh.
Ata pretendojnë se ndërtimi i kësaj ndërtese po bëhet pa leje dhe theksojnë se ky veprim do të sillte cënimin e hapësirave publike si edhe të lëvizjes së lirë të tyre në këtë rrugë.
Ditën ne sotme rinisën punimet në këtë pallat, të ndërprera që dje me urdhër të Inspektoriatit të Ndërtimit, gjë që solli edhe acarimin e banorëve të cilët nisën të protestonin që herët në mëngjes. Vetë përfaqësuesi i Inspektoriatit ndërtimor tha se ky pallat është me leje: Inxhinieri ma tregoi lejen dje. I ka paraqitur letrat në Inspektoriat. Dje e pezulluam se nuk kishte paraqitur letrat tek ne. Sot i ka letrat ne rregull. Nuk kanë lidhje me i paraqit letrat banorëve se nuk kanë ndonjë gjë. Banorët duhet të kenë ndonjë përfaqësues të vetin dhe avokati të vijë të shohë letrat, u shpreh ai.
Nga ana tjetër,banorët shprehen të vendosur në qëndrimin e tyre duke deklaruar se nëse shkelen të drejtat e tyre do të ndëmarrin masa ekstreme.
(foto ilustruese)