E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolegji Zgjedhor vendos rinumërimin e 2 kutive të kontestuara, LSI: Cënohet integriteti

TIRANË- Rinumërimi i votave të 15 kutive të qarkut Kukës nisi mesditën e së shtunës në ambientet e Gjykatës së Apelit, ku funksionon Kolegji Zgjedhor. 

Kolegji ngriti 4 grupe rinumërimi, ndërkohë të pranishëm në procesin e numrit të votave janë dhe kandidatët e dy subjekteve politike të interesuara, Apostol Goxhi (LSI ) Alban Zenelaj (PD) dhe përfaqësuesit e KQZ. 

Rreth orës 14:30 përfundoi rinumërimi i 13 kutive të votimit të qarkut Kukës, nga 15 kutitë që do të rinumëroheshin në total. Dy kutitë nr. 0441 dhe 0446, u kontestuan  pasi kanë pasur mospërputhje të kodeve. Për këtë qëllim trupa e Kolegjit, me relator gjyqtarin Valbon Çekrezin, u tërhoq  për të marrë një vendim lidhur me kutitë e kontestuara dhe vendosi që ata të rinumërohet pavarësisht kundërshtimit të LSI.

Trupa e Kolegjit vendosi të premten për rinumërimin e 15 kutive të këtij qarku, pas shqyrtimit të ankimimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila pretendon se i është marrë padrejtësisht një mandat deputeti në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

LSI pretendon se ka prova që nxjerrin në pah numërimin e gabuar të votave në kutitë e qarkut Kukës, ndërsa asaj i duhet vetëm 15 vota për të marrë një mandat në këtë qark. Nga ana tjetër LSI pretendon se ka 155 vota më shumë në Qarkun e Kukësit. Fillimisht u fol për një ndarje mandatesh dy me dy mes koalicionit të djathtë dhe atij të majtë. KQZ më pas korrigjoi tabelat dhe e ndryshoi rezultatit 3 me 1 në favor të Partisë Demokratike. 

KOLEGJI VENDOS TË RINUMËROJË 2 KUTITË E KONTESTUARA
Kolegji Zgjedhor pas dëgjimit të pretendimit ë palëve për 2 kutitë e kontestuara nr. 0441 dhe 0446. 

Më herët përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Ilirian Muho. Kundërshtoi rinumërimin e këtyre dy kutive për shkak të problemeve të regjistruara me kodet e sigurisë duke kërkuar Kolegjit të mos rinumëroi këto kuti, pasi cënohet integriteti. 

2 QV E KONTESTUARA REAGOJNË PALËT
LSI, Ilirian Muho: “Votimi është i cenuar rëndë pasi 2 kodet që mbyllin kutinë janë prekur dhe ne kërkojmë që të mos rinumërohen. Për aq sa kohë cënohet siguria.

Përfaqësuesja e KQZ, Dëshira Pasku: “ Sa i takon dy kutive të rinumërimit , 2 kode nuk korrespondojnë. Integriteti i këtyre kutive nga vendi i rinumërimit në KQZ vërtetohet në bazë të firmave që kanë lëshuar anëtarët e e KZAZ. Ne kërkojmë të hapen dhe rinumërohet.

PD, Ivo Kaso: “ Janë të njëjta kuti dhe kode që janë dorëzuar nga KZAZ. Në momentin e dorëzimit marrin pjesë kryetari nënkryetari dhe sekretari, janë ato që e kanë dorëzuar. Kërkojmë të thellohet hetimit, për cdo parregullsi palët të mbajnë shënim”.

KONTESTOHEN DY KUTI, KOLEGJI TËRHIQET PER VENDIM
Kolegji Zgjedhor përfundoi në mesditë rinumërimin për 13 nga 15 kuti në total për Qarkun e Kukësit.

Nga rinumërimi rezultoi se nuk kishte ndonjë lëvizje për ndryshim mandati, diferencat ishin të vogla (plus minus 1 votë). LSI vuri në lëvizje Kolegjin Zgjedhor duke pretenduar se në Kukës kishte marrë një mandat, por për shkak të rinumërimit të gabuar, nuk janë pasqyruar këto rezultate çka i ka hequr mandatin e deputeti. Kutia 0441 dhe 0464 janë kontestuar për shkak se ka probleme në kodet e mbylljes së saj.

Nga rezultatet e mëparshme
QV 0441
PD ka siguruar 193 vota
LSI 23 vota

QV 0446
PD 265 vota
LSI 31 vota

Ajo cka i duhet të bëjë Kolegjit është vendimi se duhet të marrë 5-shja gjykuese nëse ka pasur ndërhyrje në to apo janë të rregullta. Tashmë me rinisjen e mbledhjes do ketë vetëm dy grupe rinumërimi nga katër.

TABELA E RINUMËRIMIT 

QV 0442 ( nuk ka ndryshim)
LSI mbetet 33 vota
PD mbetet 332 vota

QV 0443( nuk ka ndryshime)
LSI mbetet 30 vota
PD mbetet 230 vota

QV 0444
LSI kishte 18 vota ( nuk ndryshon)
PD shkon – 1 votë, kishte 212 vota- tani ka 211 vota

QV 0445 
LSI kishte 28 vota - mbetet me 28 vota
PD fiton 1 votë/kishte 332 vota- shkon në 333 vota 

QV 0454
PD humbet një votë/ kishte 107- shkon 106 vota
LSI 40 vota (nuk ndryshon)

QV 0447 (nuk ka ndryshim rezutlati)
PD 180 vota
LSI 21 vota 

QV 0462
PD 177
LSI humbet një vote/kishte 8 vota shkon në 7 vota

QV 0473 (nuk ka ndryshim)
PD 138 vota
LSI 19 vota 

QV 0441 dhe 0464
Kontestohen kutitë për mospërputhje me kodin
Në kutitë 0441 dhe 0464 nuk përputhet kodi i hapjes së kutisë

QV 0518 (nuk ndryshon rezultati)
PD 219 vota
LSI 4 vota 

QV 0504 (nuk ndryshon rezultati)
PD 129 vota
LSI 18 vota 

QV 0465 (nuk ndryshon rezultati)
PD 177 vota
LSI 6 vota 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›