Haradinaj: Viti 2013, vit i punës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ua uron Vitin e Ri 2013, të gjithë qytetarëve të vendit, me dëshirën që viti që po vjen të jetë vit i realizimit të synimeve dhe i suksesit në të gjitha fushat e jetës.
“Kryetari Haradinaj ju dëshiron mirëqenie, harmoni, gëzim dhe mirëkuptim të ndërsjellë në mesin e secilës familje, duke i siguruar qytetarët e vendit se në vitin 2013 do të angazhohet me përkushtim dhe motiv edhe më të shtuar në misionin e mirëqenies së njeriut të Kosovës, zhvillimit ekonomik dhe të qëndrueshëm të vendit dhe se do të punojë pa ndalë për qytetarin dinjitoz të Kosovës, krenar dhe pjesë e familjes së madhe të vlerave euroatlantike” thuhet në këtë urim.
Kosova demokratike, e zhvilluar, e dinjitetshme dhe me hapa të sigurt drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, do të jetë objektivi ynë i vazhdueshëm i punës dhe angazhimeve edhe në vitin 2013, thuhet në urimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj./Indeksonline/