E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj: Vitin e ardhshëm do vemi në zgjedhje parlamentare

 

PRISHTINE-“Besoj se në Kosovë vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje parlamentare”. Kështu tha sot kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me shefin e OSBE-së, Verner Almhofer.

Udhëheqësi i AAK-së, Ramush Haradinaj, falenderoi shefin e OSBE-së për punën e mirë që ka bërë në Kosovë. Në pyetjen nga gazetarët se a do të ketë zgjedhje në vitin 2009, Haradinaj tha se çështja e zgjedhjeve është e kryer dhe se ato do të mbahen vitin që vjen.
Ndërkaq, shefi i OSBE-së, Verner Almhofer, tha se kanë biseduar me zotin Haradinaj për proceset që janë duke u zhvilluar në Kosovë.
Sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve në vendin tonë shefi i OSBE-së, tha se OSBE-ja do të vazhdojë të mbështes institucionet e Kosovës në mbarëvajtjen e tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›