Ekspertët: Shqipëria rrezikohet nga kriza e besimit
Ekspertët e bankave shpjegojnë se Shqipëria, ashtu si edhe pjesa tjetër e botës rrezikohet nga kriza e besimit. Sipas tyre, nuk bëhet fjalë për mungesë të besimit të klientëve ndaj bankave, por për pasiguri të investitorëve.
TIRANE- Shqipëria ashtu si edhe të gjithë vendet e botës rrezikohet nga kriza e besimit, e cila është pasojë e goditjes së tregjeve financiare ndërkombëtar. Ekspertët e sistemit bankar shpjegojnë, se nuk bëhet fjalë për mungesë të besimit të qytetarëve tek bankat përsa i përket sigurisë së depozitave, por për pasiguritë e investitorëve.
Elvin Meka, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave i pyetur nga televizioni “News24” në lidhje me këtë situatë u shpreh se “ajo që quhet krizë e besimit nuk reflektohet drejtpërdrejtë në raportin me klientët me banka, se sa më shumë në raportet e institucioneve me ekonominë”.
Ekspertët e bankave të nivelit të dytë përforcojnë qëndrimin e Bankës së Shqiperisë, se nuk ka arsye që qytetarët të tërheqin depozitat pasi bankat kanë likuiditet të mjaftueshëm dhe nuk janë të prekura nga kriza.
“Njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm që të mos jenë pjesë e atyre skenarëve të pakuptimtë për të tërhequr depozitat, pasi do të jenë viktima të veprimit të tyre. Ky veprim është shmangur edhe në vendet që janë të prekur nga kriza dhe ska pse të bëhet në Shqipëri, e cila nuk është prekur nga ky fenomen”.
Ekspertët shpjegojnë se, pas kësaj krize globale, do të rritet kontrolli mbi kreditë që do të jepen në të gjitha vendet. Bankat do të bëjnë një menaxhim të fortë të riskut, duke vendosur më shumë kritere për marrjen e një kredie. Shtimi i procedurave ç’ka do ta bënte më të vështirë marrjen e një kredie, pritet të kompensohet me ulje të normave të interesit, një politikë që do të ndiqet nga të gjitha vendet.
(a.r/news24/balkanweb)