E Diel, 1 Nëntor 2026

Një batalion i NATO- s vjen javën e ardhshme në Kosovë

 

PRISHTINE-Një batalion i tërë gjermano-austriak do të testojë trupat e NATO-s në Kosovës. Agjencitë e lajmeve kosovare raportojnë sot se një batalion gjermano-austriak i NATO s do të arrijë javën e ardhshme në Kosovë për të marrë pjesë në një ushtrim operativ rutinor, qëllimi i të cilit është për t'u siguruar se trupat e NATO s janë mirë të trajnuara dhe e njohin ambientin në Kosovë.
Sipas një njoftimi të KFOR, ky ushtrim do t'u mundësojë forcave të NATO s të mirëmbajnë nivel të lartë të gatishmërisë dhe të jenë të aftë për dislokim të shpejtë në përgjigje ndaj çfarëdo skenari.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›