E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj dhe Kurti lejohen te kandidojne

KQZ vendos certifikimin e listave per deputete te 29 subjekteve politike

Hapet drita jeshile per kandidimin e kreut te AAK-se Ramush Haradinaj dhe kreut te levizjes Vetevendosje Albin Kurti ne zgjedhjet e jashtezakonshme te 12 dhjetorit. Dy krereve te opozites KQZ-ja i ka hequr perfundimisht dilemat nese keta kandidate kane te drejte per te garuar. Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar diten e fundit AAK-ne levizjen Vetevendosje dhe gjashte subjekte te tjera politike duke rrumbullakuar keshtu certifikimin e te 29 subjekteve te paraqitura per garen e 12 dhjetorit. Dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka perfunduar me certifikimin e 29 subjekteve politike te cilat do te garojne ne zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit. Zyrtaret e zyres se regjistrimit te partive politike thane se te gjitha subjektet politike kane plotesuar kushtet per pjesemarrje ne zgjedhje.

Kryetarja e Komisionit Zgjedhor Valdete Daka tha se 24 oret e ardhshme do te jene ne dispozicion per ata te cilet kane ndonje ankese lidhur me certifikimin. Te 29 subjektet politike te cilat kane aplikuar per certifikim jane certifikuar. Ato e kane afatin prej 24 oresh qw tw hyjnw nw veprim. Aty gjithkush ka te drejte te ankohet ne kete panel. Ndoshta dikush do ta shfrytezoje kete te drejte kjo eshte ceshtje e tyre beri te ditur Daka. Prej 29 subjekteve politike 7 i perkasin shumices shqiptare 8 jane nga radhet e serbeve 4 jane subjekte boshnjake 2 turke dhe 8 subjekte nga komunitetet e tjera. Nga ana tjeter anetari i KQZ-se Fadil Maloku nga Aleanca Kosova e Re ka reaguar ndaj menyres se certifikimit te subjekteve politike dhe kandidateve te tyre. ...Me duket qe publikut i kemi mbetur borxh me nje interpretim ligjor lidhur me certifikimin e kandidateve dhe partive politike. Ekspertet e zyres ligjore kane pergatitur nje interpretim ligjor lidhur me certifikimin e kandidateve por ne momentin e fundit eshte terhequr lista nga kryeshefit. Nuk e di cilat kane qene qellimet e tij nuk e di dhe as nuk kam ide fare se cfare fshihet prapa saj. Por me duket qe publikut i kemi mbetur borxh me nje interpretim ligjor lidhur me certifikimin e kandidateve dhe partive politike ka thene Maloku. Mirepo udheheqesja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Valdete Daka ka riperseritur se KQZ-ja eshte duke punuar ne baze te ligjit. Ajo ka thene se certifikimi i partive politike dhe i kandidateve te tyre eshte bere ne baze te ligjit per zgjedhjet e pergjithshme ne Kosoves. Zonja Daka ka folur edhe per pastrimin e listave te votuesve. Sipas saj deri me tani jane larguar emrat e me shume se 7 mije njerezve te cilet nuk jetojne me. Jane larguar emrat e mbi 7 mije njerezve te vdekur deri me tani. Ky proces eshte ne vazhdim e siper por deri ne diten kur merret lista perfundimtare ku eshte ai ekstrakti i trete nga regjistri civil perpilohet lista perfundimtare dhe ky proces vazhdon deri ne diten kur dilet me listen perfundimtare te votuesve ka shpjeguar Daka. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bere te ditur se te shtunen do te organizoje hedhjen shortit per renditjen e subjekteve politike ne listen per votim.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›